Sport
Lewandowski fiton çmimin e “Këpucës së Artë” për vitin 2021
Demokracia
15:32 | 21 Shtator 2021

Share:

Robert Lewandowski është fitues i çmimit “Këpuca e Artë” për vitin 2021.

Sulmuesi i rrezikshëm polak i Bayern Munich deri te ky sukses erdhi falë 41 golave të shënuar në edicionin 2020/2021, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi i Polonisë pranoi sot këtë çmim në një ceremoni të organizuar.

Lewa është në rrugë të mirë edhe këtë edicion ngase ka shënuar shtatë gola në pesë xhirot e para në Bundesliga.


33-vjeçari është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014 kur u transferua nga Borussia Dortmund.

Ai ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2023. /Demokracia.com

Të ngjashme