Kompania e cila merret me shitjen ndërkombëtare të filmave LevelK ka shitur filmin “Zgjoi” tek Kino Lorber në bashkëpunim me Zeitgeist Films për Amerikën e Veriut, Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, dhe Icon për Australinë dhe Zelandën e re.
Filmi gjithashtu është shitur në Kinë, Skandinavi, Portugali, Republikën Çeke, Bosnie dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Turqi dhe Greqi.
LevelK gjithashtu është duke finalizuar edhe disa marrëveshje, shkruan Demokracia.com.
Filmi artistik ‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Filmi me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. /Demokracia.com/