Sport
Lëndimet e shumta këtë sezon, Milani synon huazimin e mbrojtësit të PSG-së
Demokracia
09:17 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Një tjetër goditje për Milanin ka ardhur pas ndeshjes me Salernitanan, ku Fikayo Tomori është lënduar dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për dy muaj.

Kjo ka bërë që Rossonerët të rikthehen në tregun e transferimeve, ku synohet afrimi i një mbrojtësi qendror.

Përveç qendërmbrojtësit anglez, aktualisht të lënduar janë edhe Malick Thiaw dhe Pierre Kalulu me trajnerin Stefano Pioli që ka vetëm veteranin Simon Kjaer në dispozicion.

Nëse Tomori do t’i bashkohet shokëve të tij të skuadrës për një periudhë të gjatë në dhomën mjekësore, shumë media, përfshirë Tuttosport, sugjerojnë që Milani mund t’i drejtohet tregut të huazimeve për përforcime.

Një emër që është përmendur nga media të shumta është qendërmbrojtësi francez i PSG-së, Nordi Mukiele.

Francezi, i cili bëri 100 paraqitje në Bundesligë për RB Leipzig përpara se të bashkohej me parisienët në vitin 2022, ka bërë vetëm shtatë paraqitje në Ligue 1 këtë sezon plus dy të tjera në Ligën e Kampionëve dhe synon të ketë më shumë minuta.

Milani është i gatshëm ta marrë në huazim lojtarit dhe të marrë përsipër pagën e tij, propozim që po i pëlqen edhe kampionëve në fuqi të Francës.

 

Të ngjashme