ShowBiz
Lena Dunham kritikohet për shkak të koleksionit të rrobave ‘plus-size’
Demokracia
19:42 | 06 Prill 2021

Share:

Lena Dunham është kritikuar për shkak të koleksionit të rrobave që ka krijuar, të cilat thuhen të jenë për persona ‘plus size’, mirëpo numri më i madh në këtë koleksion është 26.

Dunham, krijuesja e serialit të HBO “Girls” tha se kishte bashkëpunuar me kompaninë e rrobave 11 Honore, për një koleksion të vogël me vetëm 5 artikuj, transmeton Demokracia.com

“Ajo që jam duke bërë me këtë koleksion është një mënyrë për të reflektuar eksperiencën time”, ka thënë ajo duke theksuar që bart masën 14 ose 16.

“Kjo linjë veshjesh ishte një përgjigje ndaj përvojës time personale”.

Gruaja mesatare në Amerikë bart masën 16 deri 18 sipas një studimi shkencor, ndërsa brende ‘plus size’ si Eloquii dhe Universal Standard shkojnë deri në 28 apo 4x./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lena Dunham (@lenadunham)

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024