Sport
Legjenda Pele në spital prej gati një muaj, flasin nga familja e tij
Demokracia
09:28 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Një nga vajzat e legjendës Pele tha sot se ajo dhe familja e saj po kalojnë periudha trishtimi dhe dëshpërimi të madh teksa ish-futbollisti 82-vjeçar ndodhet në spital prej gati një muaji.

Pele u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo më 29 nëntor dhe mjekët njoftuan të mërkurën e kaluar se sëmundja ka avancuar dhe se Pele ka probleme me veshkat dhe zemrën. Që atëherë, spitali nuk ka lëshuar asnjë informacion mbi shëndetin e Pele.

“Këto momente janë të vështira për t’u përshkruar. Ndonjëherë ka shumë trishtim dhe dëshpërim, ndërsa herë të tjera ne qeshim dhe kujtojmë kujtime argëtuese”, ka shkruar Kelly Nascimento në Instagram.

Në spital ndodhen edhe anëtarë të tjerë të familjes.

“Ne kemi mësuar nga kjo se duhet të qëndrojmë së bashku. Është e vetmja mënyrë,” shkroi Kelly.

Pele iu hoq një tumor i zorrës së trashë në shtator 2021. As familja e tij dhe as spitali nuk specifikuan nëse ishte përhapur në organe të tjera.

Një gazetë lokale raportoi fundjavën e kaluar se kimioterapia nuk po funksiononte dhe mjekët kishin vendosur ta transferonin Pelen në kujdesin paliativ. Familja e Peles e mohoi raportin.

Pele udhëhoqi ekipin kombëtar brazilian drejt fitores në Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970. Në fanellën e kombëtares shënoi 77 gola dhe në Botërorin e Katarit atë rekord e barazoi Neymar./Demokracia.com/

Të ngjashme