Sport
Legjenda e Napolit var këpucët në gozhdë
Demokracia
12:41 | 01 Qershor 2023

Share:

Marek Hamshik ka njoftuar që do të varë këpucët në gozhdë pas përfundimit të sezonit aktual në moshën 35-vjeçare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai paralajmëroi lamtumirën, ku përmendi të gjitha skuadrat që kishte luajtur në karrierën e tij, teksa Trabzonspori do të jetë e fundit.

“Jetova ëndrrën… E nisa rrugëtimin tim te Jupie në moshën katër vjeçare dhe pas sezonit aktual do të tërhiqem. Ishin 19 vite fantastike të karrierës time profesionale. Slovan Bratislava, Breshia, Napoli, Dalian Pro, Goteborg dhe Trabzonspor. Më shumë se 700 ndeshje me klubet, gati 140 me kombëtaren e Sllovakisë. Shumë e shumë gola të shënuar…”, shkruante ndër të tjera Hamshik.

Ai ka fituar dy Kupa Italie, një Superkupë Italie, një titull kampion në Turqi dhe një Superkupë Turke. Gjithashtu Hamshik është shpallur 8 herë futbollisti i vitit në Sllovaki. /Demokracia.com

Të ngjashme