ShowBiz
Legjenda e muzikës irlandeze, Sinead O’Connor u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër
Demokracia
16:02 | 27 Korrik 2023

Share:

Sinead O’Connor u gjet pa vetëdije të mërkurën në shtëpinë e saj në Londër, disa orë para se të shpallej vdekja e saj.

Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë të enjten pas njoftimit se O’Connor ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare.

Një zëdhënës i policisë tha për Metro.co.uk: “Policia është telefonuar në orën 11:18 të mërkurën, 26 korrik, për një grua që nuk reagonte në një adresë banimi në zonën SE24”.

Foto: Getty Images

“Oficerët shkuan menjëherë. Një 56-vjeçare u shpall e vdekur në vendngjarje”.

“Të afërmit u njoftuan po ashtu. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë”, u tha tutje në deklaratë.

Foto: Getty Images

Vdekja e muzikantes O’Connor u njoftua këtë javë, 18 muaj pasi humbi djalin e saj adoleshent, Shane, i cili kishte bërë vetëvrasje.

Përveç Shane, O’Connor ishte gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë: Jake, Brigidine dhe Yeshua.

Reagimet për vdekjen e legjendës irlandeze u bënë nga yje të shumtë të industrisë së argëtimit si: Russell Crowe, Shane MacGowan, Ice-T, Jedward etj.

E ndjera ishte më e njohur për hitin “Nothing Compares 2 U”. /Telegrafi/

 

Të ngjashme