Sport
Legjenda e Liverpoolit i ashpër me Manen që zgjodhi transferimin te Bayern Munich
Demokracia
16:17 | 19 Qershor 2022

Share:

Edhe pse mungon zyrtarizimi, Sadio Mane duket i destinuar të kalojë në radhët e Bayern Munchen.

Kundër këtij vendimi personal të sulmuesit senegalez që qëndroi për vite me radhë në Anfield ka dalë legjenda e Liverpool, Dean Saunders.

“Asgjë kundër klubit, është një klub i madh, por liga nuk është aspak një sfidë për Mané. Ai do të shënojë gola. Ata fitojnë 5-0 çdo javë, vetëm një ekip mund ta fitojë ligën” – Tha ai.

Ky nuk është emri i vetëm që ka kritikuar lojtarin për zgjedhjen e bërë, pasi edhe shumë “ikona” të tjera nuk e kanë “kapërdirë” dot këtë transferim.

30 vjeçari Mane është pjesë e Liverpool prej vitit 2016, periudhë në të cilën erdhi nga Southampton./Demokracia.com/

Të ngjashme