Lajme
LDK ia ndal hovin “kreativitetit” të Muratit me grafikone, ia kthejnë përmbys pretendimet për “rritje të ekonomisë”
Demokracia
17:17 | 17 Mars 2024

Share:

Është thënë kaherë si shaka që statistikani është dikush që tërheq një vijë matematikisht të sakt prej një supozimi të pajustifikuar drejt një konkluzioni të paramenduar dhe të dëshiruar.

E për referent askush s’e përmbush këtë definicion më plotësisht se sa Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili s’përton që të hartojë grafikone për të paraqitur atë që e ka të parapëlqyer si fakt të ngurtë e realitet.

Këtë diele, ai e bëri atë që e ka rutinë pune: paraqitjen selektive, të përzgjedhur të mesazhit të dëshiruar; duke e dhënë thuase të faktueshëm në grafikone e statistika.

Tha se, “mesatarisht” në vit ekonomisë së vendit po i shtohen 1 miliard euro: e krejt kjo në kontrast me “qeveritë e kaluara” që i shtonin 1 miliardë euro në tri vite.d

Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”, shkroi Murati.

Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme. Sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona”, shtoi ai.

Por, s’u desh as gjysmë ore që “hilja” e Muratit të mos binte në radar të ekonomistëve; këta të fundit të mësuar më përdredhjen satistikore të ministrit; i cili komunikon në terma të sterthjeshtuar për audienca të patrajnuara në çështje ekonomie.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami – sikur një arçnemesis i Muratit – ia rrotlloi logjikën duke ia servuar një kundër-grafikon.

Qenka bërë kreativ këtë diele”, e nisi reagimi Bajrami me ca ironi.

Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë. Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro”, shkroi ajo.

Edhe ish-Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tash pjesëtar i LDK-së, Berat Rukiqi, dekonstruktoi pshtjellimin e Muratit, duke e quajtur “manipulant e të paaftë”.

Tha se kemi të bëjmë me inflacion e rritje çmimesh, e jo rritje të ekonomisë.

Një vit me recesion (rritje negative ekonomike), me aktivitet të pëergjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit. Ministër,, qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet. Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve”, ka shkruar Rukiqi në reagim.

Këta qytetarë që nuk mund të përballojnë jetën e shtrenjtë, do të duhej të ishin brenga jpte, e jo manipulimi me grafikone. Fatkeqësisht, për vendin dhe qytetarët, ti je ndër të paaftit e shumtë në këtë qeveri”, përfundoi Rukiqi.

Të ngjashme