David Lynch ka mbajtur në ethe ndjekësit e tij që prej kohës kur u bë e ditur se është duke punuar në një serial të ri për Netflix me titullin Wisteria ose Unrecorded Night në fund të vitit 2020.
Si zakonisht Lynch është treguar i kursyer në detaje prandaj adhuruesit po përpiqen të mbledhin copëza nga bashkëpunëtorët e tij.
Pas postimeve misterioze të i Kyle MacLachlan që sugjeronin se ai është pjesë e ekipit të aktorëve, tani Laura Dern një tjetër aktore e shumë prej filmave të Lynch ka dhënë më shumë detaje lidhur me projektin e ri misterioz.
Në një intervistë me Elle, aktorja ka konfirmuar se “Mendoj që adhuruesit duhet të pregatiten për art radikal dhe pa kufinjë nga David Lynch. Dhe unë e di që do të na bëj jetën më të bukur”.
Tani, Laura Dern gjithashtu me sa duket ka konfirmuar se diçka emocionuese është duke shkuar. E pyetur në lidhje me projektin mister të Lynch në një intervistë të 13 majit me Elle, ajo thotë: “Unë mendoj se adhuruesit duhet të presin gjithnjë e më shumë radikal, pa kufij art nga David Lynch. Dhe e di që do ta bëjë jetën time më të mirë. ”
Dern është burim mjaft i besueshëm. Ylli i Blue Velvet dhe Wild At Heart të Lynch ka qenë prej kohësh një mikeshë e ngushtë e regjisorit. “Ne jemi në kontakt gjatë gjithë kohës”, thotë ajo. “Ai është familja ime. Dhe ai kurrë nuk rri pa bërë art. Ai është frymëzimi im i madh në jetë”.
Mëgjithatë ajo ka pranuar se nuk e ka idenë se çka duhet të presim nga projekti i ri, sikur edhe ne.
“Unë nuk e di se si do të jetë, nuk është se po tentoj të e fsheh. Ai nuk i tregon askujt deri sa i përfundon gjërat dhe kjo është ndër arsyet pse e dua”.
Laura Dern luajti sekretaren e Agjentit Cooper nga ‘Twin Peak’s’ të vitit 2017./Demokracia.com/