Lajme
Latifi: Serbia një herë të vetme e ka vendosur një nënshkrim për Kosovën, pa u kërcënuar s’e bën më
Demokracia
08:57 | 19 Mars 2023

Share:

Analisti Blerim Latifi konsideron se Serbia nuk do të nënshkruajë diçka nëse nuk merr kërcënim të besueshëm nga Uashingtoni. Në të kundërtën, Latifi thotë se Serbia do të vazhdojë me zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundmë.

Sipas tij, duke qenë dialogu i pafundmë “do ta gërryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur”.

Postimi i plotë:

Njëherë të vetme Serbia e ka vendosur një nënshkrim të përnjëmend për Kosovën: në Kumanovë, pas 78 ditë bombardimi.

Edhe tash ajo kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën nëse nuk e merr një kërcënim të besueshëm nga Perëndimi, ose, thënë më konkretisht, nga Uashingtoni.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ajo do vazhdoj të ndjek me arrogancë të plotë qëllimin e saj kryesor: zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundëm, i cili duke qenë i pafundëm do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024