Lajme
Largohen edhe dy kamionë në veri
Demokracia
13:18 | 05 Janar 2023

Share:

KFOR-i, sot rreth orës 12:00 nisi largimin e dy kamionëve, që ishin vendosur afër fshatit Grabovc, Komuna e Zveçanit, përkatësisht te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Dhjetëra automjete të KFOR-it, larguan dy kamionët, që kishin qenë në barrikadat që bllokuan rrugën, shkruan “KosovaPress”.

Shumë shpejt pritet të hapet rruga alternative që lidh fshatin Zhazhë të banuar me shqiptarë me Zveçanin e Mitrovicën.

Edhe Policia e Kosovës po asiston në këtë operacion.

Misioni i KFOR-it në Kosovë, para dy ditësh largoi nga rruga te “Shkëmbi i Dudës”, automjetet e bllokuara që kanë mbetur në atë pjesë.

Të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët kanë filluar me largimin e barrikadave që ishin vendosur më 9 dhjetor.

Vendosja e tyre ishte bërë për ta kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë është dërguar në arrest shtëpiak./KSP

Të ngjashme