Lajme
Largohen dilemat, fotografia dëshmon prezencën e grupit famëkeq rus ‘Wagner’ në Ukrainë
Demokracia
17:31 | 05 Prill 2022

Share:

Grupi Wagner i mercenarëve të mbështetur nga Kremlini (lexo Putini) është parë në Ukrainë për herë të parë që nga dyshimet e para ku raportohej se afër 1000 luftëtarë të tillë janë vendosur në Ukrainë, shkruan Daily Mail.

Kompania e hijezuar ushtarake që ka qenë e lidhur ndaj një serie të vrasjeve, dhunimeve dhe krimeve të luftës rreth botës është e njohur si ushtria private e Putinit e cila kryen punët më të fëlliqura të tij si një dorë e zgjatur e shtetit.

Fotografitë e publikuara dje shfaqin shenja të grupit paramilitar të cilët kanë qenë të pranishëm në luftërat civile në Afrikë.

Ushtari shihet duke bartur një automatik AK-15 që përdoret nga forcat special të Rusisë para një hoteli të Donetsk, i cili shërben si zyre e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nga Kombet e Bashkuara.

Korrespondenti pro-Kremlin, Semyon Pegov, kapi fotografinë e grupit që dihej se ishin të pranishëm në Ukrainë, por deri më tani nuk janë shfaqur fotografi të tyre që pas pushtimit.

Philip Ingra, një ish-zyrtar nga inteligjenca britanike, tha për The Times: “GRU-ja ruse e përdor grupin Wagner si trupa për operacionet e vështira”.

“Fakti që ata po përdorin një AK-15, armën e re automatike Spetsnaz, është një shenjë e qartë që ata janë kontraktuar dhe që janë nën komandën e forcave speciale të Rusisë”.

Grupi Wagner besohet se është ngarkuar me detyrën për vrasjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe të zyrtarëve të tjerë ukrainas, përfshirë vëllezërit Klitschko, dhe raportohet se motoja e tyre është: “Vdekja është puna jonë dhe puna është e mirë”.

Grupi i mercenarëve, që konsiderohet të jetë nën urdhrat e Putin, është në mesin e atyre që janë sanksionuar nga Britania e Madhe.

Të ngjashme