Lajme
Lansohen dy module për menaxhimin e kontratave
Demokracia
12:30 | 02 Mars 2021

Share:

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, kanë lansuar dy module të reja që kanë të bëjnë me menaxhimin e kontratave dhe vlerësimin e përformancës së kontraktorëve. Këto dy module u tha se do përmirësojnë prokurimin publik duke e bërë më transparent, efektiv dhe llogaridhënës.

Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, tha se përmes këtyre dy moduleve do mundësohet përmirësimi i menaxhimit të financave publike në përgjithësi.

Ai tha se këto dy module mundësojnë menaxhim të kontratave publike dhe vlerësim të performancës së kontraktorëve.

“Zbatimi i këtyre moduleve përfshinë me tepër sesa arkivimin e kontratave dhe dokumenteve. Këto module do mundësojnë menaxhimin e kontratave publike përfshirë krijimin e planit të menaxhimit të kontratës, si dhe për vlerësimin e performancës së kontraktorëve. Përmes menaxhimit të kontratës do të përshpejtohet procesi i krijimit t të kontratës do rritet kontrolli dhe monitorimi mbi procesin dhe statutin e kontratave, do mundësohet menaxhimi i raporteve dhe dokumenteve përkatëse përgjatë dorëzimit të kontratës nga fillimi deri në përfundim…Platforma elektronike e prokurimit publik do të ndikoj përtej avancimit të prokurimit, do ndikoj edhe në përmirësim të proceseve të menaxhimit të financave publike në përgjithësi. Shpresojmë që ky sukses do jetë një shembull edhe për institucionet tjera drejt shfrytëzimit më efikas dhe efektiv të termionologjisë në ngritje të transparencës, përshpejtimin e proceseve dhe kontrollit më të mirë dhe llogaridhënës”, tha ai.

Drejtoresha e Zyrës së USAID-it në Kosovë për Demokraci dhe Qeverisje, Christina Davis tha se këto dy module të reja të sistemit të prokurimit do rrisin transparencën karshi shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

“Dy modulet e reja për të cilat folëm në platformën e E-Prokurimit kanë për qëllim që të adresojnë disa prej dobësive që mbeten në procesin e prokurimit. Konkretisht një pjesë e prokurimit që ka qenë më e cenueshmja nga korrupsioni që është menaxhimi i kontratave. Pra, përkundër përmirësimeve të mëdha në transparencën e prokurimit publik qytetarët e Kosovës vazhdojnë që të marrin shërbime të cilësisë të dobët të cilat janë prokuruar në emër të tyre. Në shumicën e rasteve ky ka qenë rezultat i menaxhimit të dobët nga ana e autoriteteve kontraktuese të cilësisë së dobët të ofruara nga kontraktorët. Këto dy module do të ofrojnë një mekanizëm për llogaridhënie ashtu që qytetarët e Kosovës të marrin shërbime të cilat i kanë paguar me eurot e tatimeve të tyre. Do përmirësojnë transparencën duke ofruar informacione për kompanitë ofertuese dhe performancën e tyre të mëparshme”, thekoi ajo.

Agron Ibishi ekspert i Prokurimit Publik i cili i prezantoi këto dy module, deklaroi se të dhënat e kontratave do të jenë publike dhe të qasshme edhe për qytetarët.

“Ky është një sistem nuk i kyçur fare, janë publike për përdoruesit pavarësisht se nga cili vend kyçet, dhe pa u kyçur fare tek kontratat dhe të dhënat tregohet regjistri i kontratave të cilat nënshkruhet nga të gjitha autoritetet kontraktuese nëpërmjet sistemit të prokurimit elektronik”, tha Ibishi.

Të ngjashme