ShowBiz
Lajmi për ndarjen e Xhensilës nga Besi – reagon edhe ish-ministri i Drejtësisë në Shqipëri
Demokracia
11:25 | 27 Shkurt 2024

Share:

Lajmet për ndarjen e çiftit të showbizit shqiptar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk kanë mbaruar ende.

Ndonëse ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e çiftit, lajmet se ata kanë nisur procedurat e divorcit janë kudo në rrjet.

Por së fundmi ka ardhur një deklaratë nga avokatja Nexhi Beqiri se çifti në fakt po përdor ndarjen si një ‘manovër’ për të shpëtuar pasurinë e tyre pasi që janë nën hetime të pasurisë.

Ndërkohë edhe ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Yll Manjani, ka bërë një postim në Facebook ndaj deklaratës së avokates duke e quajtur “idiote” dhe se Bes Kallaku nuk ka asnjë detyrë publike që të jetë nën hetim.

 

Të ngjashme