Lajme
Lajmi i fundit: Vdes gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi
Demokracia
18:44 | 16 Shtator 2023

Share:

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Kolegët e saj nga “Zëri i Amerikës” i kanë shprehur ngushëllime familjes së saj.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

Të ngjashme