Lajme
LAJMI I FUNDIT | Ushtria serbe vendoset në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake, urdhërohet të niset drejt kufirit me Kosovën
Demokracia
14:30 | 26 Maj 2023

Share:

Presidenti i Serbisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i urdhëroi ato të lëvizin urgjentisht në drejtim të kufirit me Kosovën.

Kështu ka raportuar para pak minutash gazeta Novosti, e afërt me regjimin e Vuçiqit, transmeton Demokracia.com.

“Vuçiq vendosi për këtë veprim për shkak të dhunës që po ushtron policia speciale e Albin Kurtit ndaj popullit serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”, shkruan kjo gazetë.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë kërkoi nga NATO që urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve.

Të ngjashme