Lajme
Lajmi i fundit| Një foshnje lind pa shenja jete në Pejë
Demokracia
20:42 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Një prind në Pejë është ankuar në polici, pasi bashkëshortja e tij ka lindur foshnjën pa shenja jete, përderisa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, në spitalin e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tregoi se familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoninë e varrimit, por se nga stafi mjekësor iu është thënë se foshnja viktimë mund të merret të nesërmen.

Policia dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime.

Të ngjashme