Lajme
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet një polic nga Gjilani, dyshohet për bixhoz
Demokracia
16:25 | 27 Shkurt 2021

Share:

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor pasi dyshohet për mashtrim dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit.

Kjo është bërë e ditur nga IPK përmes një komunikate për media, ku mes tjerash thuhet se polici ka qenë punonjës në Stacionin Policor në Gjilan, përcjell Demokracia.com

“Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për mashtrim dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Prishtinë/Gjilan, 27 shkurt 2021,

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor në Gjilan) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrim dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm .

Arrestimi i tij është bërë në sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Një (1) telefon Samsung,

– Një (1) kartelë Vala,

– Një (1) kartelë Ipko,

– Një (1) tabletë i markës Lenovo,

– Një (1) kompjuter i markës HP, si dhe,

– Një USB.

I dyshuari pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale./Demokracia.com/

 

Të ngjashme