Sport
Lajm i mirë për “Legjendat”, Shabani vazhdon të ardhmen te Llapi
Demokracia
15:55 | 11 Qershor 2022

Share:

Kampioni i Kupës së Kosovës, KF Llapi përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që mesfushori, Kushtrim Shabani, ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Mesfushori defanziv, Shabani, vazhdon të ardhmen me skuadrën e Tahir Batatinës, ku zgjatë qëndrimin e tij në “Zahir Pajaziti” edhe për dy vite të tjera, përcjell KosovaPress.

Shabani, tash e dy edicione radhazi është pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i Llapit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, si në triumfin në dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë në Superkupë.

Njoftimin e plotë të Llapit e gjeni më poshtë:

“Lideri i mesfushës, Kushtrim Shabani edhe 2 vite tjera me ne ?

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani.

Shabani, tash e dy edicione radhazi pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i ekipit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, duke arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.

Tashmë kur ekipi gjendet në procesin e përgatitjeve për ndeshjet e Evropës, rinovimi i kontratës me Kushtrim Shabanin edhe për dy edicionet e radhës, është më se i mirëseardhur!

25 vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, përfshirë ndeshjet në Superligë, Kupë, Superkupë dhe Evropë, duke arritur të realizoj 9 gola e 7 asistime në 11.306′ minuta të luajtura.

Vazhdojmë KUSHTRIM ?”.

Të ngjashme