Lajme
Lajm i mirë nga Termokosi: S’ka shtrenjtim të ngrohjes
Demokracia
17:04 | 18 Tetor 2022

Share:

Ngrohtorja e kryeqytetit Termokos ka njoftuar konsumatorët se nuk ka ndryshim të çmimeve të ngrohjes edhe për këtë sezon.

Ngrohtorja e qytetit Termokos njofton se ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP “Termokos” SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023.

Sipas kësaj njoftimi, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist e institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar.

Kujtojmë këtë vit, sezoni i ngrohjes ka filluar tri ditë para afatit zyrtar të zakonshëm.

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se pritet të fillojë furnizimi me ngrohje edhe për 86 objekte banesore të vjetra në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu e Diellit.

Të ngjashme