Lajme
Lajçak takon Plenkoviqin: Kroacia po na mbështet në gjetjen e rrugëve përpara në dialogun Kosovë-Serbi
Demokracia
15:19 | 08 Korrik 2023

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut është takuar me presidentin kroat, Andrej Plenkoviq.

Ai tha se më të foli për situatën në rajon dhe për dialogun Kosovë-Serbi, derisa tha se i është mirënjohës Kroacisë për mbështetjen në këtë proces.

“Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me presidentin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot në Dubrovnik. Ne folëm për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e lehtësuar nga BE. Mirënjohës për mbështetjen e Kroacisë në përpjekjet tona për të gjetur një rrugë përpara dhe për t’u kthyer në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme