Lajme
Lajçak me Petkoviqin: Folëm për draft-statutin e Asociacionit
Demokracia
20:14 | 11 Dhjetor 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.

Lajçak bëri me dije se me Petkoviqin kanë bisedur për draft-statutin e Asociacionit dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjeve, njofton Klankosova.tv.

“Me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, fola për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet në pritje”, shkroi Lajçak në platformën X.

Emisari evropian theksoi se do të vazhdojë diskutimet me Kosovën në fund të kësaj jave.

Të ngjashme