Lajme
Lajçak: Heqja e masave ndëshkuese ndërlidhet me dërgimin e draft-statutit të Asociacioni në Kushtetuese
Demokracia
14:54 | 05 Mars 2024

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se pas sulmit në Banjskë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së që të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Lajçak ka bërë me dije se një gjë të tillë e kishte kërkuar për hir të solidaritetitsolidaritetit.

Megjithatë, ai ka thënë se kërkesa e tij nuk është përkrahur nga vendet anëtare të BE-së.

Reagimi im i menjëhershëm pas Banjskës ishte thirrja për heqjen e masave për hir solidariteti. Kam pasur shumë diskutime për këtë temë brenda strukturave të BE-së, por edhe me shtetet anëtare dhe jo të gjithë e ndanin pikëpamjen time, pasi që ndjenja e ndarë nga shumë anëtarë është se BE-ja dëshiron të shohë një sinjal të qartë pozitiv nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ai ka bërë me dije se heqja e këtyre masave ndërlidhet me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Një nga ato opsione që sigurisht do të konsiderohej si sinjal pozitiv ishte mundësimi i zgjedhjeve të reja të shpejta lokale në veri të Kosovës dhe mënyra më e shpejtë vazhdon të jetë dorëheqja e kryetarëve të komunave. Një sinjal tjetër pozitiv do të ishte dërgimi i Draft Statutit Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim ligjor. Fatkeqësisht, asnjë nga këto nuk ka ndodhur”, është shprehur Lajçak.

Të ngjashme