Lajme
Lajçak e sheh si çelës të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi integrimin në BE
Demokracia
18:21 | 19 Prill 2024

Share:

Emisari Miroslav Lajçak, në një konferencë për Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Lubjanë, ka treguar pikëpamjen e tij se si do të mund të bënin progres vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të tyre në BE.

Ai thotë se nëse njëri prej gjashtë vendeve do të ecë përpara drejt BE-së do të japë mesazh edhe për tjerët se kjo mund të bëhet, si dhe do të aktivizojë qytetarët që të kërkojnë më shumë nga udhëheqësit e tyre për ta ndjekur rrugën e njëjtë.

“Nëse më pyesni mua se si të ndryshohet, do të thosha se do të ishte shumë mirë nëse njëri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor do të shpërthejë përpara [drejt BE-së] sepse ata janë përshtat duke bërë shumë pak sepse besojnë që s’ia vlen, por kur e shohin njërin duke bërë progres dramatik – kjo do të ishte një thirrje për zgjim për të tjerët. Kjo po ashtu do të zgjojë forcat pro-europiane në këto vende dhe ata do t’iu kërkojnë liderëve ‘se si ata po bëjnë progres dhe ne jo dhe se jemi duke bërë diçka gabim’”, tha Lajçak.

Ai thotë se kjo do të ishte vegël për të përparuar edhe në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe në funksionalizimin e shtetit të Bosnjës.

“Nga përvoja ime personale del që s’ka levë më të fortë për reformat dhe për të adresuar çështje siç është funksionalizimi i Bosnjë e Hercëgovinës apo normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – nuk ka levë më të fortë se vizioni i prekshëm i anëtarësimit europian. Nëse beson që kjo do të ndodhë atëherë je i motivuar të adresosh problemet tua”.

Të ngjashme