Lajme
Lajçak: Deri tani s’kemi parë vullnet politik në Kosovë për zgjedhje të reja në veri
Demokracia
15:28 | 20 Qershor 2023

Share:

 Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajp[ak, ka thënë se s’ka afat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri të Kosovës, megjithatë thotë se BE bën thirrje që ato të caktohen sa më shpejtë.

Lajçak ka përmendur procedurat ligjore për të shkuar deri te zgjedhjet e reja dhe thotë se askush nuk kërkon që të tejkalohen kornizat kushtetuese të Kosovës.

Por thekson se për këtë duhet vullnet politik, dhe sipas emisarit sllovak në Kosovë deri tani s’kanë parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme.

“S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Lajcak.

Të ngjashme