ShowBiz
Kylie Jenner preu flokët shkurt dhe ka një mesazh për të ëmën
Demokracia
10:40 | 10 Shkurt 2024

Share:

Kylie bëri një tjetër ndryshim në pamjen e saj që duket se i ka lënë pa fjalë ndjekësit virtualë dhe jo vetëm! Përmes një fotoje në Instagram, Kylie prezantoi modelin e ri të flokëve pixie duke pozuar para një muri të bardhë teksa një dritë shkëlqente mbi të.

Kylie Jenner preu flokët shkurt dhe ka një mesazh për të

FOTO: KYLIE JENNER/INSTAGRAM;EMMA MCINTYRE/GETTY

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi njerëzit po krahasojnë me të ëmën Kriss dhe ngjashmërinë e madhe mes të dyja sidomos me modelin e fundit të flokëve të 26-vjeçares. Kylie përpos ndryshimit i dërgoi edhe një mesazh të ëmës duke shkruar në foto: “Kris Jenner po dridhet!”

Kylie Jenner preu flokët shkurt dhe ka një mesazh për të

FOTO: KYLIE JENNER INSTAGRAM

Më e vogla e familjes Kardashian asnjëherë nuk I ka fshehur “lojërat e preferuara” me modelet e flokëve, sa ndonjëherë ngjan si kameleon. Flokët bionde platin, u zëvëndësuan pak kohë më parë me një nuancë blu të akullt, ndërsa muajin e kaluar ajo zgjodhi të shfaqet me flokë rozë në një selfie në Instagram.

Në këto ndryshimesh, ajo po përfshin edhe të bijën, gjashtë vjeçaren Stormi Webster me të cilën, ajo u bë protagoniste në sfilatën e Valentino Haute Couture Pranverë/Verë 2024 në Javën e Modës në Paris me një look matchy-matchy.

 

Sa i takon ndryshimeve të shpeshta të modelit dhe ngjyrës së flokëve, Kylie është shprehur në një intervistë për People disa vite më parë, se kjo qasje e ndihmon me vetëbesimin. “Nëse ndonjëri prej jush po kalon diçka në jetën e vet dhe po kërkon një ndryshim, eksperimentoni me flokët tuaj. Kjo është shumë argëtuese dhe do t’ju bëjë të ndiheni të çliruar. Mua kjo gjë më bën thjesht të ndihem shumë mirë me veten time,” u shpreh Kylie asokohe.

 

Të ngjashme