ShowBiz
Ky ishte mesazhi që përcolli Adriana Matoshi me vetullat rozë
Demokracia
23:17 | 17 Tetor 2022

Share:

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, njihet për stilin e saj të veçantë.

Së fundi, ajo mori pjesë në dasmën e Drilonit dhe Beslirës.

E vëmendje mori me paraqitjen e saj të jashtme.

Ajo u shfaq me vetullat rozë, një “trend” i ri, por mbrapa kësaj fshihet një mesazh i fortë.

Adriana, vetë ka zbuluar kuptimin e tyre dhe kjo vjen shkak i muajit tetor, dhe ky muaj njihet si muaj i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.

“Muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”, shkroi në mbishkrimin e imazhit, ku ka vënë në fokus paraqitjen e saj.

Ndryshe, ekipi i emisionit “Mirage” ishte prezent në dasmën e Drilonit dhe Beslirës, teksa solli pamje nga atje, ndër to edhe urimin e deputetes për çiftin.

Të ngjashme