Sport
“Ky është turpi i referimit” – Dukagjini reagon ashpër pas kartonit të kuq të Shabanit kundër Gjilanit
Demokracia
21:45 | 12 Shtator 2021

Share:

Klubi i Futbollit Dukagjini ka reaguar ashpër në ndarjen e drejtësisë në takimin kundër Gjilanit të zhvilluar sot.

Klubi nga Klina nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook kanë reaguar ashpër ndaj gjyqtarit kryesor, Besfort Kasumit i cili ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin e Dukagjinit, Bujar Shabanin në minutat shtesë të takimit, shkruan Demokracia.com.

Dukagjini pretendon se është dëmtuar në këtë situatë, duke shkruar se Kasumi ishte i ndikuar nga reagimet e publikut.

Ndryshe, takimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit u mbyll baras 0-0 dhe i takoi javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Reagimi i plotë i Dukagjinit:

R E A G I M – ( me shkas)
Sot në ndeshjen e javës së tretë në mes Sc Gjilanit dhe KF Dukagjinit, klubi ynë është dëmtuar tej mase kur gjyqtari Besfort Kasumi pa asnjë të drejtë por i ndikuar nga reagimet e publikut ndeshkon me karton të verdhë (të dytin) lojtarin tonë Bujar Shabani.
Si klub jemi të shqetësuar për mënyrën së si gjyqtaret po i ndeshkojnë lojtarët tanë e sidomos për rastin në fjalë është e turpshme që një gjyqtarë me stemë të FIFA-së të gjykoj në këtë mënyrë, ky është turpi i referimit.
Edhe në pamjet televizive shihet kjartë dhe mirë që dueli (që u akordua si faull) nuk ishte i tillë, dhe faulla dhe kartona si ky japin ata me shumë se amatera. Ky është reagimi ynë i fundit dhe nuk do lejojmë demtime në asnjë mënyrë edhe në qoftëse do kushton me largim nga kampionati.

Të ngjashme