Auto&Tech
Ky është telefoni më i mirë për të luajtur lojëra elektronike
Demokracia
16:54 | 16 Mars 2021

Share:

Me efikasitetin e baterisë dhe numrin e madh të lojrave që ofrohen në sistemin iOS,  iPhone është një smartphone i përshtatshëm për të luajtur lojëra.

Por cili është versioni më të mirë për gaming?

Proçesori i ri që gjendet në serinë 12, A14, është shumë i fuqishëm dhe i përballon lojërat shumë mirë. Mirëpo nëse marrim në konsideratë gjithçka, smartphone më i mirë për gaming nga Apple është iPhone 12 Pro Max.

Ja disa arsye se pse ky smartphone është opsioni më i mirë, ku ndër më kryesorët është bateria.

Lojërat shpesh herë janë shumë kërkuese dhe mund të shkarkojnë shumë shpejt baterinë e iPhone-it tuaj, dhe12 Pro Max regjistron jetëgjatësinë më të madhe pas testimeve. Një tjetër arsye është ekrani më i madh i tij. Me kontrollet që gjenden të integruara në lojë është gjithmonë më e thjeshtë të luash në një ekran me hapsirë të mjaftueshmë. Së fundi mund të përmendim dhe sasinë e RAM që ofrohet në këto pajisje, ku 12 Pro Max ofron më shumë se 12 Pro dhe 12. Sasia ekstra e RAM ndihmon që iPhone juaj të jetë disi më i shpejtë.

Sigurisht, në qoftë se ju nuk jeni një fans i smartphoneve të mëdhenj, 12 Pro dhe 12 do t’ju ofrojnë një performancë mjaft të mirë për gaming. Por ne besojmë se një gamer i vërtetë do të ishte më i lumtur nëse do të blinte variantin Max. /geekroom/ /Demokracia.com/

Të ngjashme