Lajme
Ky është shteti me pasaportën më të fuqishme në botë
Demokracia
19:12 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Pasaporta spanjolle është pasaporta më e mira për të pasur nga 199 pasaportat botërore.

Këtë e ka zbuluar përditësimi më i fundit i VisaGuide World Passport Index.

Pasaporta spanjolle ka fuqi të pakrahasueshme për udhëtarët dhe eksploruesit e pasionuar, raporton SchengenVisaInfo.com.

Qytetarët e këtij vendi kanë akses pa pasaporta në 43 vende dhe në 106 të tjera që lejojnë hyrjen pa viza për shtetasit spanjollë.

E dyta në këtë listë është Singapori, e ndjekur nga Gjermania e renditur e treta, Italia e katërta dhe Franca e pesta.

Në shkurt të këtij viti, kur u publikua për herë të parë indeksi, pasaporta italiane ishte pasaporta më e fuqishme evropiane dhe e treta në botë, pak pas atyre të Singaporit dhe Japonisë./ CNA

Të ngjashme