Sport
Ky është gjyqtari i njohur që u delegua për ndeshjen Shqipëri – Çeki
Demokracia
08:08 | 10 Tetor 2023

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë këtë javë një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45.

Shqipëria prin në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që renditet e dyta, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithsesi, një fitore e “Kuqezinjve” do t’i afronte ata edhe më shumë drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

UEFA ka caktuar gjyqtarin e njohur holandez, Danny Makkelie, për të ndarë drejtësinë në këtë sfidë.

Ndihmësit e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.

Alex Bos është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt. /Gazeta Express/

Të ngjashme