Kuriozitete
Ky është filmi i frikshëm dhe tronditës përmes të cilit njerëzit po humbin ndjenjat
Demokracia
17:03 | 07 Dhjetor 2022

Share:

“Terrifer 2” është filmi i cili po krahasohet si njëri ndër filmat më të frikshëm.

Pasi doli në kinematë botërore më 4 tetor, “Terrifier 2” u shndërrua në një hit për fansat e horrorit. Kjo ndoshta për faktin sepse rrjetet sociale janë të mbushura me postime të njerëzve që pretendojnë se shumë njerëz kanë humbur ndjenjat ose kanë vjellë kur kanë parë filmin.

Filmi është një vazhdim i filmit të vitit 2016 “Terrifier”, i cili tregon historinë e një vrasësi sadist të njohur si Art the Clown.

“Terrifier 2 ishte një rrëmujë e mahnitshme e tmerrshme. Djali pas meje humbi ndjenjat dhe u përplas në karrigen time, një djalë tjetër u largua sepse nuk ndihej mirë, duke dalë nga dera e kinemasë dëgjova një djalë që villte në tualet,” shkroi dikush online.

Të ngjashme