Kuriozitete
Ky është filmi i cili po cilësohet si ‘filmi më i keq i vitit 2023’
Demokracia
12:17 | 27 Dhjetor 2023

Share:

“Aquaman and the Lost Kingdom” pati premierën të premten (22 dhjetor).

Filmi, me protagonist kryesor, Jason Momoan, nuk u prit mirë nga fansat e kritikët..

Jason Momoa në rolin e “Aquaman”

Është një krahasim i ashpër me filmin e parë – të publikuar në 2018 – i cili rrëmbeu në 67.8 milionë dollarë në ShBA dhe vazhdoi të fitojë pothuajse 1.2 miliardë dollarë globalisht.

Veç tij, tre filmat e tjerë që nuk u vlerësuan janë: “The Suicide Squad” (26.2 milionë dollarë), “Blue Beetle” (25 milionë dollarë) dhe “Wonder Woman” 1984 (16.4 milionë dollarë).

Amber Heard luan Meran, gruan e “Aquaman”
“Aquaman and the Last Kingdom është një nga filmat më të këqij të super-heronjve – është një nga filmat më të këqij ndonjëherë, pikë”, tha një përdorues i internetit.

Nëse filmi dështon, do të jetë një fund i trishtuar i një epoke të trazuar për filmat me superhero.

“Aquaman”
“Aquaman 2″ është i fundit që u publikua i ‘DC Extended Universe” përpara se të rindërtohet plotësisht nga James Gunn dhe Peter Safran.

Filmi tjetër i tyre do të jetë i vitit 2025, “Superman: Legacy”.

Të ngjashme