Sport
Kushtrim Shabani largohet nga Llapi
Demokracia
13:35 | 27 Korrik 2023

Share:

Kushtrim Shabani nuk do të jetë më pjesë e Llapit.

Ai e konfirmoi largimin sot përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Shabani zbuloi se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i plotë:

“Çdo fillim e ka një fund, njësoj edhe rrugëtimit tim si futbollist i KF Llapi i erdhi fundi.

Pas një periudhe të gjatë dhe shumë të suksesshme si futbollist i klubit Llapi, me marrëveshje të dyanshme me klubin vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin.

Jam krenar për periudhën e kaluar me klubin e vendlindjes sime dhe që isha pjesë e sukseseve historike të këtij klubi, ku me mund, djersë e shumë sakrificë udhëheqa ekipin si Kapiten.

Dua të falenderoj secilin anëtar të klubit pët bashkëpunimin që kishim gjatë këtyre viteve si dhe tifozerinë “Ultras Legjendat” për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë mua dhe ekipit.

Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim, ndërsa për të ardhmen time do vendosi ditëve në vijim”.

Të ngjashme