Lajme
Kushtëzimi i Bekë Berishës: As bashkimin kombëtar s’e votoj pa u plotësu kërkesat për policinë dhe veteranët
Demokracia
15:32 | 04 Tetor 2023

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kërkuar plotësimin e kërkesave të Policisë së Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes së veteranëve me kusht që të votohen ligjet ndërkombëtare.

Berisha e ka deklaruar këtë në seancën plenare të së mërkurës, në të cilën kanë dështuar votimi i marrëveshjes ndërkombëtare.

Ai këtë e ka thënë teksa iu është dhënë fjala përpara votimit të Komisionerit Parlamentar të FSK-së.

“Para se me e lexu këtë tekstin me vazhdu dhe me procedu me votimin, po du me e thënë edhe një; unë e mbështes edhe një ide të deputetit Fatmir Humollit, e ka që kërkesat e policisë, zgjidhja e çështjes së veteranëve të plotësohen ose ne nuk votojmë as ligje ndërkombëtare, por jo veç ligje ndërkombëtare, por edhe bashkimin kombëtar që e ka propozu Mimoza Kusari s’e votoj pa u plotësu këto kërkesa të policisë”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

 

Të ngjashme