Kuriozitete
Kush është vajza që ndërtoi një perandori pronash prej 200 milionë paundësh
Demokracia
14:57 | 13 Mars 2023

Share:

Një raport ndërkombëtar ka zbuluar se Gulnara Karimova vajza e ish-presidentit te Uzbekistanit Islam Karimov, e cila herë shfaqej si këngëtare e herë si diplomate kishte shpenzuar 240 milionë dollarë në blerjen e pronave nga Londra në Hong Kong.

Gulnara Karimova përdori kompani në Mbretërinë e Bashkuar për të blerë shtëpi dhe një avion me fondet e marra përmes ryshfetit dhe korrupsionit, sipas një studimi të Freedom For Eurasia.

Sipas hulumtimit firmat e kontabilitetit në Londër dhe Ishujt e Birtish Virgin Islands vepruan për kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar të përfshira në marrëveshje.

Autoritetet britanike janë akuzuar prej kohësh se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar kriminelët e huaj që pastrojnë paratë me pronarë në Mbretërinë e  Bashkuar. Raporti thotë se lehtësia me të cilën Karimova bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar ishte “shqetësuese”. Për njëfarë kohe Gulnara Karimova shikoj si pasuese e babait të saj, Islam Karimov, i cili sundoi Uzbekistanin si president nga viti 1989 deri në vdekjen e tij në 2016.

Por më pas në vitin 2014 ajo u zhduk nga publiku. Më vonë, rezultoi se ajo ishte arrestuar me akuza për korrupsion ndërsa babai i saj ishte ende në pushtet dhe ajo u dënua në dhjetor 2017.

Në vitin 2019 ajo u arrestua për shkelje të kushteve të arrestit shtëpiak. Prokurorët e akuzuan atë se ishte pjesë e një grupi kriminal që kontrollonte asetet prej më shumë se 1 miliard dollarë (760 milion £) në 12 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Rasti Karimova është një nga rastet më të mëdha të ryshfetit dhe korrupsionit të të gjitha kohërave,” thotë Tom Mayne, një nga studiuesit në raportin Freedom For Eurasia dhe një studiues në Universitetin e Oksfordit.

Të ngjashme