Lajme
“Kush është ma i forti?” | Dimal Basha i thotë KFOR-it të lëshojë rrugë në veri: Më shpejtë e kishim kry ne me FSK-në dhe Policinë
Demokracia
22:15 | 15 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se nëse KFOR-i nuk dëshiron të ballafaqohet, le t’ia jep mandatin FSK-së.

Basha i ftuar në RTV Dukagjin duke thënë se problemin në veri të vendit më shpejtë do ta rregullonte FSK-ja se KFOR-i.

“Nëse KFOR-i, nuk dëshiron të ballafaqohet, le t’ia jep mandatin FSK-së, dhe t’i ndihmojë edhe policisë. Më shpejtë e kishim kry ne me FSK-në dhe Policinë se sa që është duke e bërë KFOR-i. Kemi policë të mjaftueshëm, kemi baza të mjaftueshme, kemi municion të mjaftueshëm me i nejtë gati krejt kriminelëve, policia mundet me i qitë fare krejt kriminelët.”, ka thënë Basha.

Të ngjashme