Lajme
Kusari si Kurti, ofendon amerikanët: Reagimi i Blinken ishte i nxituar
Demokracia
23:10 | 07 Qershor 2023

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka cilësuar si të shpejtuar dhe të nxituar reagimin e sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken.

Kusari-Lila ka thënë se përkundër dallimeve që mund të jenë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është anti–amerikan.

“Ajo mundet me qenë deklarim, që mundet të jetë kualifikimin e vlerësimit që është dhënë paraprakisht. Po them që vlerësimi që është dhënë për ditën e premte mu ka dukur paksa i nxituar. Ka forma apo mënyrë të shprehjes së pakënaqësisë, ka qenë shkarje në kuptimin se si vlerësohet një deklaratë. Në asnjë element të vendimmarrjes, nuk mund t’i thuhet anti-amerikanizëm.” – ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.

Blinken kishe shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë ashpër atë çfarë ka ndodhur në Veri të Kosovës, kur policia asistoi kryetarët e ri të Leposaviq-it, Zveçanit dhe Zubin Potokut të futen në zyrat e tyre.

Të ngjashme