Lajme
Kusari-Lila deklaron pasurinë: Dy banesa, shtëpi, veturë dhe mbi 3 mijë euro në bankë
Demokracia
18:27 | 06 Maj 2023

Share:

Shefja e grupit parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2022, në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Kusari-Lila ka deklaruar një banesë në vlerë 180 mijë euro që sipas saj, është e përbashkët, një shtëpi me bashkëshortin në vlerë prej 65 mijë euro, si dhe një banesë të saj në vlerë 78 mijë euro.

Ajo po ashtu ka deklaruar një veturë (Mercedez-Benz) në vlerë prej 9 mijë euro, shkruan teve1.info

Kusari-Lila ka deklaruar edhe mbi 3 mijë euro të gatshme në bankë.

Ndërsa, ajo ka deklaruar se ka dy detyrime financiare ndaj bankave në vlerë prej 98 mijë euro.

Deklarimin e plotë të Kusari Lilës mund ta gjeni në këtë link.

Të ngjashme