Lajme
Kusari: Kurti s’e ka ditë për bisedat e mia me Simiq e Radojiçiq, e informova më vonë
Demokracia
21:15 | 10 Korrik 2023

Share:

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Zonja Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.

Gazetari Ermal Panduri e ka pyetur nëse Kurti ka qenë në dijne të kësaj bisede.

“A ka qenë në dijeni Albin Kurti për këto biseda” – pyet Panduri

“Jo”- është përgjigjur prerë Kusari.

Por, Kusari më vonë ka treguar se ndërkohë e ka informuar Kurtin për bisedën e saj me Radojiçiqin.

Të ngjashme