Lajme
Kurti vazhdon të mundohet të mashtrojë për njohjen nga Serbia, përkundër që u zbulua keq nga zëvendësi i tij se Kosova ka hequr dorë
Demokracia
08:23 | 13 Shtator 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të flasë për njohjen de-facto mes Kosovës dhe Serbisë, ani pse në Marrëveshjen Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe pjesën integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023), askund nuk flitet për një rezultat të tillë, shkruan Demokracia.com.

Madje, Kurti vazhdon të insistojë në këtë edhe pse zëvendësi i tij në Qeveri, Besnik Bislimi, e ka nxjerrë zbuluar se në këto marrëveshje të pranuara nga Kurti, Kosova ka hequr dorë nga njohja dhe ky është një lëshim i madh në Bruskel dhe Ohër.

Në një intervistë për mediumin Deutche Welle, kryeministri Kurti ka thënë se Marrëveshja Bazike, e cila e ka njohjen de-facto duhet të zbatohet pa vonesa.

“Marrëveshja bazike, e cila e ka njohjen de facto midis Kosovës dhe Serbisë ne qendër është një marrëveshje, e cila duhet të zbatohet menjëherë, pra pa vonesa plotësisht dhe pa kushte, nuk e ka në qendër Asociacionin, e ka njohjen de facto ne qendër, kështu edhe është prezantuar me nëntë shtator të vitit të kaluar në këtë zyrën time dhe kështu duhet edhe ta zbatojmë”, ka thënë Kurti më 12 shtator 2023.

Kryeministri Kurti duhet të bëjë përpjekje që ta bind zëvendësin e tij, Bislimin, i cili në një intervistë për median serbe, Danas, më 9 shtator 2023, ka zbuluar se “nuk ka njohje formale dhe ky shte një lëshim i madh i Kosovës”.

“Serbia u pajtua me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa është tani. Me marrëveshjen bazë (27 shkurt), Serbia u pajtua që ta trajtojë Kosovën si një anëtare sovrane të barabartë, të njohë integritetin tonë territorial, të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se nuk ka njohje formale dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës.”, ka bërë të ditur Bislimi. /Demokracia.com/

 

Lexo lajmin e plotë:

Bislimi për Marrëveshjen e Ohrit: S’ka njohje formale, lëshim i madh i Kosovës

Të ngjashme