Lajme
Kurti thërret mjekët nga mërgata, por ka pak interesim
Demokracia
20:46 | 04 Tetor 2022

Share:

Mjekëve që janë jashtë vendit iu lehtësuan procedurat për të shërbyer në Kosovë.

Mirëpo, ky qëllim zor se mund të arrihet pa sjelljen e specialistëve nga mërgata për shërbime dhe ofrim trajnimesh në sektorin publik.

Kështu ka thënë kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Megjithëkëtë, shumica nga 600 anëtarët aktivë të Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës, ku 60% janë kosovarë, nuk janë treguar edhe aq të gatshëm për kthim.

Megjithëse, disa bashkëpunime në nivel firmash kanë nisur për periudhë shërbimi 1-6 muaj, njofton Klan Kosova.

E, nga Federata e Mjekëve thonë se mjekët e diasporës do të vijnë për kontribut të përforcimit dhe jo dhënies së dijes.

Në të kaluarën është raportuar për rezistencë brenda QKUK-së, kur ka pasur këso bashkëpunime.

Të ngjashme