Lajme
Kurti që thoshte se “kurrë nuk do të kemi ushtri”, tash i përgëzon pjesëtaret e FSK-së që po iu dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti
Demokracia
11:46 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka përgëzuar ushtarët e FSK-së të cilët janë duke iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti tragjik në Turqi.

Kurti ka përmendur faktin se pjesëtaret e togut të FSK-së kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një grua bashkë me fëmijën e saj dy vjeç.

Megjithatë, Kurti sa ishte në opozitë nuk i besonte kësaj ushtrie, shpesh here në paraqitjet e tija, Kurti thoshte se “Kosova nuk do të ketë ushtri” dhe “Nuk mund të ecet përpara me atë flamurin lara-lara”.

Në një intervistë të realizuar në vitin 2012 në Radiotelevizionin e Kosovës pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, Kurti kishte thënë se “Kosova nuk do të ketë ushtri”.

“Do ta kemi KFOR-in këtu, EULEX-in këtu, UNMIK-un këtu, mbi bazën e njëjtë që e kishin edhe më herët. Kosova nuk do të ketë ushtri. Nuk jemi shtet normal me sovranitet e me pavarësi të plotë nëse nuk kemi ushtri dhe kufij të mbrojtur. Këto nuk do të ndodhin”, kishte deklaruar Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme