Intervista
Kurti për Rugovën në 2002: “Ideja e tij ka qenë të pengojë çfarëdo lëvizje çlirimtare”
Demokracia
10:40 | 21 Janar 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së tij.

Kurti pas homazheve u shpreh se Rugovën e kujton për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e ҫështjes së Kosovës dhe, siҫ u shpreh ai, në kombëtarizimin e rezistencës civile.

“Është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për ekzistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë, por edhe president i parë i Kosovës së ҫliruar. Sot në 18-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e ҫështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile”, u shpreh ai.

Por, ky nuk ishte gjithmonë qëndrimi i Kurtit karshi Rugovës.

Në një intervistë në vitin 2002 kur Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës së çliruar, Kurti e akuzonte ashpër atë.

Në një pyetje që i ishte bërë nga qytetarët gjatë intervistës, se pse Rugova kishte qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjigjja e Kurtit ishte se kjo nuk është për t’u çuditur.

Kjo është deklarata e tij të cilën mund të gjeni në minutën 1:06:40 të videos së mëposhtë:

“Pse ai nuk e ka pranuar, mendoj se nga vetë sjellja e Rugovës në vitet e 90-ta ishte shumë e qartë pse nuk ka pranuar. Dhe do të ishte shumë ma interesante pyetja pse nuk e ka pranuar, sikur ta pranonte. Nuk ka qenë fare e çuditshme pse nuk e ka pranuar. Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë të pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dimanizimi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti më 2002. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme