Lajme
Kurti për debatin me Hoxhajn: Është një garë e ashpër për vendin e dytë – s’kanë punë as me mua, as me presidenten
Demokracia
20:14 | 29 Janar 2021
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Share:

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka ritheksuar se nuk do të debatojë me kandidatët për kryeminsitër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti edhe njëherë e ka theksuar se nuk do të debatojë me kandidatët tjerë për kryeministra.

Sipas tij, fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dihet. Në “TV Prizreni”, Kurti u shprehë se LVV synon 61 deputetë e sipër.

“Ka një garë të ashpër për vendin e dytë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet se kush është. Ne synojmë që të kemi 61 deputetë e sipër prandaj edhe po angazhohemi në fushatë”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe: 

Çka ndodh nëse partitë nuk i heqin kandidatët e dënuar nga lista?

“Nuk jam unë në fushatë se kush do të jetë në vendin e parë sepse ajo dihet tashmë. Ata janë në garë për vendin e dytë. Gara është e ashpër ta shohim se qysh po ju shkon. S’kanë punë as me mua, as presidenten”, u shpreh Kurti.

Theksojmë se Gjykata Supreme e Kosovës gjatë ditës së premte ia ka pamundësuar Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit, përderisa vetë Kurti ka deklaruar se akoma nuk e ka parë këtë vendim dhe sapo ta ketë në duar do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe: 

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Supreme lidhur me partitë që u ankuan për vendimin e PZAP-it

Të ngjashme