Lajme
Kurti pa aleat, çdo ditë më larg ShBA-së dhe BE-së
Demokracia
17:45 | 21 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti çdo ditë e më shumë po e thellon krizën mes tij me ShBA-në e BE-në.

Të ejtën e kalur, kryeministri Kurti doli nga takimi dialogues duke akuzuar ndërmjetësin evropian, Miroslav Lajçak se po mban anën e Serbisë, shkruan Demokracia.com

Por, kjo nuk i doli mirë sipas gjitha gjasave. BE dhe ShBA përmes zyrtarëve të saj në ditët e fundit i kanë dhënë përkrahje të madhe Lajçakut.

Po ashtu i kanë kërkuar Kosovës që të filloi shpejtë themelimin e Asociacionit.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, ka thënë se ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, e ka mbështetjen e plotë nga ShBA-të.

Escobar tha se Lajçak nuk do të largohet.

Ai këto deklarime i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, tha Escobar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur nëse BE do të marrë ndonjë masë ndaj emisarit Lajçak, pas shfaqjes së pakënaqësive nga ana e kryeministrit Kurti, por ai i ka cilësuar pretendimet e Kurtit si deklarata dhe pretendime të pabaza.

“Ne nuk komentojmë deklarata dhe pretendime të pabaza”, ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim për Demokracia.com.

Stano ka thënë se shtetet anëtare të BE-së, 27 prej tyre, e kanë bërë në mënyrë të përsëritur shumë të qartë se mbështesin plotësisht Josef Borrell dhe emisarin Lajçak, në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Stano poashtu sot tha se Kosova të filloi me themelimin e Asociacionit.

Po ashtu Departamenti i Shtetit Amerikan e falenderoi Lajçakun për kontributin e tij në dialog./Demokracia.com/

Të ngjashme