Lajme
Kurti, njeriu që e futi Kosovën nën sanksione iu tregon mërgimtarëve që vijnë nga ato shtete për zhvillimin e vendit
Demokracia
15:24 | 30 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur para mërgimtarëve ditën e djeshme, në Parkun e Qytetit. I pari i Qeverisë “ua shpjegoi” ndryshimet me ligjin e ri për zgjedhjet, konkretisht pjesët me të cilët ata afektohen.

Në entuziazëm e sipër, duke iu folur atyre për mundësitë e votimit, Kurti ua përmendi veturat, autobusët e aeroplanët, me të cilët “i sugjeroi”, të vijnë e ta votojnë. Por, Kurti iu tha se pas tubimit të madh që do ta mbajnë (kurdo që do të ndodh kjo), i pret heshtja zgjedhore, e më pastaj dita e votimit.

“Deri tash ju siç e dini është dashur të votoni me post dhe postën ta drejtoni në Prishtinë, kjo mundësi ekziston edhe më tej, por janë edhe dy mundësi të tjera, e para në ambasada dhe konsulata kudo që jeni dhe e dyta të votoni me post përbrenda shtetit ku jeni. Edhe siç e dini është ajo metoda e katërt e cila është bukur e shpesht, me vetura, me autobusa a, me aeroplan a.., me kalu vikendin e fitorës së madhe që ja nisë me tubimin përmbyllës vazhdon me heshtjen zgjedhore dhe me ditën e votimit e me festën më pastaj..”

Me ligjin, të cilin Kurti u mundua ta citojë pa e lexuar… heshtja zgjedhore nuk ekziston më.

Të ngjashme