Lajme
Kurti e ‘zyrtarizon’ ndërhyrjen dhe ndarjen politike në Luginë të Preshevës me emërimin e Sinanit këshilltare
Demokracia
20:18 | 19 Shtator 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti, ka tensionuar raportet me Kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, me një vendim të marrë së fundmi.

Kurti ka emëruar Ardita Sinanin, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila ka qenë edhe ish kryetare e Preshevës.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka vizituar asnjë herë prej se ka ardhë në pushtet Luginën e Preshevës. Kur u pyet se kur do t`i vizitoj shqiptarët atje, nuk ka dhënë ndonjë datë po tha shkurt se do ta vizitojë Luginën e Preshevës. Ndërsa 2 milionë eurot e premtuara për shqiptarët atje nuk i ka ekzekutuar, ndonëse i ka ndarë që nga tetori i vitit të kaluar

Derisa Shqiprim Arifi, ka fajësuar njeriun e afërt me Albin Kurtin, ministrin Liburn Aliu që ka gisht në mos dhënien e këtyre mjeteve. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të lidhjeve familjare që Liburn Aliu ka me ish kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Arifi thotë se ai personalisht nuk mund të kontrollohet nga Qeveria Kurti duke pretenduar se ish-kryetarja, Ardita Sinani është kontrolluar.

Ndryshe ishte kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i vetmi i cili para pak javësh nuk priti në takim zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministren Arbërie Nagavci.

Për dallim nga politikanët shqiptarë në Bujanoc e Medvegjë, Arifi nuk i takoi ata.

 

Të ngjashme