Lajme
Kurti e Osmani s’kanë më çfarë të krenohen, dalin dhe presin vaksina falas
Demokracia
20:34 | 11 Shkurt 2022

Share:

Po bëhen gati dy vite prej kur bota po përballet me pandeminë Covid-19, e cila deri më tani ka marrë miliona jetë njerëzish. Në Kosovë, vaksinimi filloi më vonë se në shtetet e rajonit. Liderët e vendit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duke mos pasur me çfarë të merren, ende dalin i presin me ceremoni kontigjentetet me vaksina dhe ia atribuojnë vetës meritat.

Kështu ndodhi edhe sot, kur në Kosovë arriten mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, të dhuruara si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Demokracia.com.

Kurti dhe Osmani përveç se organizuan ceremoni, dolën edhe për t’i pritur vaksinat, derisa ishin të shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në mungesë të sukseseve, Kurti dhe Osmani po pozojnë pranë donacioneve që vendet tjera i japin për Kosovën.

Në një vit qeverisje, liderët që u prezantuan si shpresë për vendin, kanë bërë shumë pak. Kështu, ata po i shfrytëzojnë vaksinat duke organizuar pritje për arritjen e tyre, përcjell Demokracia.com.

Vlen të theksohet se vaksinimi në Kosovë kishte filluar në maj të vitit 2021, shumë më vonë se vendet e rajonit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, e cila atë kohë kishte mijëra persona të vaksinuar.

Mbi 800 mijë persona në Kosovë deri më tani kanë marrë dy dozat e vaksinë.

Megjithatë, është vërejtur hezitim në marrjen e dozës së tretë ku deri tani ka vetëm 92 mijë qytetarë të vaksinuar. Dozën e tretë, Kurti e kishte bërë si kusht për hyrjen në Kosovë, vendim të cilin u detyrua që ta tërheqë pas kritikave që i mori. /Demokracia.com/

Të ngjashme